E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool blen Coates

Skuadra e Liverpoolit vazhdon verën e transferimeve. “The Reds” arritën marrëveshje me një mbrojtës. Fjala është për uruguaian , Sebastin Coates. Mediat në Angli mbrojtësin Coates e krahasojnë me ish legjendën e klubit Sami Hypia, pasi përmasat dhe stili i lojtarit ngjasojnë me finlandezin.
Coates erdhi nga skuadra uruguaiane Club Nacional dhe Liverpoolit do t`i kushtoi 12 milionë euro. Por skuadra e udhëhequr nga Kenny Dalglish nuk do të ndalet me kaq. Liverpool është afër marrëveshjes për rikthimin në skuadër të sulmuesit të Man.Cityt, uellsianit Craig Bellamy. Dalglish pritet që Bellamyn ta sjellë në skuadër si transferim të lirë.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›