E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani rri te Çezena, por nëse oferta është e mirë…

Drejtuesit e Çezenës po mendojnë gjithnjë e më shumë që ta mbajnë në skuadër Erjon Bogdanin. Shtatlarti shqiptar ka treguar një formë të mirë si në ndeshjet miqësore, ashtu edhe në ato zyrtare, madje në Kupën e Italisë ka qenë goli i tij që kualifikoi Çezenën. Sulmuesi i kombëtares sonë u fut në fushën e lojës në fund të pjesës së dytë, për të realizuar golin e vetëm pas një devijimi të saktë me kokë pak sekonda përpara fundit të minutës së 119-të. Por edhe në sfidën miqësore kundër QPR-së, shtatlarti shqiptar ka treguar një formë shumë të mirë duke realizuar edhe golin e vetëm të ndeshjes. Sipas “Il Resto del Carlino”, Çezena do ta lejonte sulmuesin të ikte vetëm nëse do të vinte një ofertë joshëse nga Kajliari, skuadër që po interesonet shumë për lojtarin e përfaqësueses sonë në këtë fund merkatoje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›