E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria fiton dy Pozicione Holanda i merr vendin Spanjës

Në korrikun e vitit 2010, Spanja i rrëmben vendin e parë Brazilit, pas dy vjetësh luftë mes tyre duke këmbyer pozicionet, dhe e lëshon thuajse dy vjet më pas. Dje, FIFA ka publikuar renditjen për muajin gusht dhe padyshim befasinë më të madhe e ka bërë pikërisht rënia e Spanjës në vendin e dytë dhe ngjitha e Holandës në të parin. Tulipanët, që pas botërorit të vitit 2010, kanë qenë në ndjekje të iberikëve, por vetëm një ditë më parë kanë arritur t’in kapërcejnë ata në renditje. Mes 10 më të mirëve, dy vende ka fituar Anglia, që është ngjitur e katërta, poshtë Gjermanisë, ndërsa kampioni i Copa America, Uruguaji, ruan vendin e pestë duke spostuar Brazilin në të gjashtin. Italia ka fituar gjithashtu një pozicion, duke shkëmbyer vendin e saj me Portugalinë dhe, të njëjtën gjë ka bërë Argjentina me Kroacinë.

Përsa i përket renditjes së skuadrave në grupin D eliminator të vleshëm për Euro 2012, Franca mban vendin e 15-të, duke qëndruar më krye. E dyta vjen Bosnje-Hercegovina që pozicionohet në vendin e 39-të, Bjellorusia është e treta në grupin tonë me vendin e saj të 41-të. Me vendin e 54-ët, Rumania është e katërta në grupin tonë dhe të pestët janë kuqezinjtë, që kanë fituar dy pozicione në krahasim me muajin e kaluar duke u renditur të 57-ët. Vendin e fundit në grup e mban Luksemburgu, që është i 128-ti në botë.

Renditja

Kombëtarja Pikë

1) Holanda 1596

2) Spanja 1563

3) Gjermania 1330

4) Anglia 1177

5) Uruguji 1174

6) Brazili 1156

7) Italia 1110

8) Portugalia 1060

9) Argjentina 1017

10) Kroacia 1009

**********************

57) Shqipëria 546

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›