Liverpool fiton para 95 mijë shikuesve

Liverpool ka fituar 0-2 përballë australianëve të Melbourne Victory në miqësoren e përfunduar para pak minutave.
Një gol i Steven Gerrard në minutën e 33 dhe një i Iago Aspas në minutën e 90 i dhanë fitoren skuadrës së Brendan Rodgers.
Ndeshja u zhvillua në një atmosferë fantastike përpara 95 mijë tifozëve që kishin tejmbushur stadiumin dhe që në minutën e 14 kënduan së bashku hymin e "The Reds" You'll never walk alone.
Liverpool ndodhet në Australi për fazën përgatitore në prag të sezonit të ri.