Suarez se do më Liverpoolin!

Uruguaiani që luan për Liverpoolin siç duket nuk po e ndien veten më edhe aq mirë te Liverpooli, e kjo mund të shihet në fitoren që Liverpooli shënoi ndaj ekipit australian Melbourne Victory, pasi që në të dy golat ai u duk indeferent dhe nuk festoi me bashkëlojtarët e tij.
Bile në golin e dytë që e shënoi Aspas në minutën e 92, edhe pse bëri një asist shumë të mirë ai u duk "i palumtur", kur të tjerët afroheshin të ai shfaqi shenja jo indiferenca.Se është i palumtur te The Reds e tregon edhe fakti se në fund të ndeshjes Rodgers iu afrua ta përshëndes atë dhe bashkëlojtarët,ai e injoroi atë, dhe dukej edhe i ftohtë në përshëndetjen me bashkëlojtarët e tij.
Kjo edhe qartazi e tregon se ai është i pakënaqur dhe se ka shumë gjasa që gjatë kësaj vere të ndërrojë ambient, se ku mbetet të shohim.