E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi; Duam të hakmerremi ndaj Bayernit

Sot në stadiumin ”Alianz-Arena”, në orën 18:30, do të zbresin në fushë dy kampionë, ai i Gjermanisë dhe ai Spanjës. Barcelona është ftuar nga Bayerni i Munihut për të zhvilluar një ndeshje me rastin e 60-vjetorit të presidentit, Uli Hoeness.

Në prag të kësaj sfide ka folur Lionel Messi, i cili ka shprehur hapur dëshirën për hakmarrje kundër bavarezëve.

”Mënyra se si Bayerni na mundi në Ligën e Kampionëve në edicionin e kaluar ishte mjaft e dhimbshme për ne. Ishte hera e parë dhe besoj e fundit që ne ia lejojmë vetes të ndodhemi në atë situatë. Ndeshja në Munih sigurisht që do të jetë më shumë se një test për ne. Së pari më vjen mirë që do të takohemi me Guardiolën dhe Tiagon. Sigurisht, në fushë nuk do të ketë dhurata për ta. Jemi të motivuar për të dalë fitues nga kjo ndeshje”, ka theksuar Messi.

Ai më pas e ka përshëndetur edhe ardhjen e trajnerit të ri, Gerardo Martino. “Është një befasi shumë e bukur që Martino do të jetë trajneri im”./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›