E Enjte, 5 Nëntor 2026

Liverpool mund West Ham dhe merr vendin e parë

Liverpool është i vetëm më krye të klasifikimit në Premier League, duke lënë pas Everton, që nesër do të luajë në transfertë me Newcastle. Të besuarit e trajnerit Klopp kanë vuajtur jo pak në sfidën e sotme përballë West Ham, të cilën e kanë fituar me rezultatin 2-1. Një fitore me përmbysje për Reds, falë golave të Salah dhe Jota.

Në fillim ka shënuar skuadra e West Ham në minutën e 10-të me anë të Fornals. Një top në zonën e Liverpool, I larguar jo si duhet nga mbrojtja, ka përfunduar në këmbët e Fornals, i cili me një goditje të zgjuar ka mposhtu portierin Alisson. Liverppol ka arritur të barazojë shifrat me Salah nga pika e 11-metërshit në minutën e 42-të. Në pjesën e dytë, në minutën e 85-të ka mbërritur dhe goli i fitores me autor Jota.

Liverpool ndodhet në vendin e parë me 16 pikë, 5 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. 17 gola të shënuar dhe 15 të pësuar. West Ham është në vendin e 13 me 8 pikë, 2 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje. 13 gola të shënuar dhe 10 të pësuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›