E Enjte, 5 Nëntor 2026

Premier: Wolves thyen Crystal Palace dhe kap kreun

Wolves ka marrë një fitore 2-0 në shtëpi përballë Crystal Palace. Gjithcka u vendos në pjesën e parë, me golat e Di Nouri dhe Podence. Në minutën e 18-të, Podence nga e djathta ka lëshuar një top në zonë, i cili pasi është devijuar nga një mbrojtës ka përfunduar në këmbët e Di Nouri, i cili nuk ka gabuar, 1-0.

Pothuajse e njëjta skemë dhe në shënimin e golit të dytë në minutën e 27-të. Neto ka lëshuar një top në zonë nga e majta e sulmit dhe aty Podence ka goditur saktësisht, 2-0.

Crystal Palace në minutën e 86-të të takimit, ka humbur dhe shërbimin e Milivojevic, i cili u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrja horror në dëm të Moutinho.

Me këtë fitore, Wolves ngjitet në kuotën e 13 pikëve, po aq sa kanë Everton e Liverpool kryesues, ndërsa Crystal Palace mbetet në kuotën e 10 pikëve, vendi i 9-të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›