E Diel, 1 Nëntor 2026

Liverpool nuk e do Chamakhun

Menaxheri i Liverpoolit, Rafael Benitez, ka insistuar se nuk do të bëjë përpjekje për transferimin e sulmuesit të Bordeaux, Marouane Chamakh në fund të këtij sezoni.

Të Kuqtë spekulohej se janë në mesin e klubeve të interesuara për 26 vjeçarin maroken, i cili do të jetë futbollist i lirë gjatë verës.

Mirëpo, Benitez ka përjashtuar mundësinë e ardhjes së Chamakhut në Anfield duke thënë: “Nuk mendoj se do ta transferojmë dhe nuk dua të them asgjë më tepër”. Chamakh pritet të kalojë në Arsenal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›