E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reja, trajner i ri i Lazios

Lazio ka shkarkuar trajnerin Davide Ballardini dhe ka emëruar ish strategun e Napolit, Edy Reja, në përpjekje për t’iu shmangur rënies nga Serie A.

Klubi i famshëm romak, kampion i Italisë në vitin 2000, gjendet në pozitën e 17-të, 15 ndeshje pa përfunduar sezoni.

Reja ka shkëputur kontratën me klubin kroat Hajduk Split për të marrë drejtimin e Lazios, që ka fituar vetëm katër ndeshje dhe ka shënuar 17 gola në 23 ndeshjet e deritashme të këtij sezoni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›