E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinjo mbetet jashtë kombëtares së Brazilit

Trajneri i kombëtares se Brazilit ka lene edhe nje here jashte skuadres fantazistin e Milanit, Ronaldinjo, duke mos e grumbulluar ate per ndeshjen miqesore te 2 marsit kunder Irlandes. Ronaldinjo ka luajtur ndeshjen e fundit me perfaqesuesen e vendit te tij ne prill te vitit te shkuar, por qe atehere nuk eshte perfshire ne Selecao.

Edhe tani qe futbollisti po kalon nje periudhe shume te mire ne
kampionatin italian, Dunga nuk ka preferuar ta kete ate pjese te
skuadres, por gjithsesi ai i ka lene dyert e hapura per te qene i
pranishem ne Boterorin 2010 qe do te zhvillohet ne Afriken e Jugut. “Te
gjithe lojtaret vazhdojne te kene nje mundesi. Ne analizojme dhe gjejme
zgjidhje per kombëtaren e Brazilit. Ne kete moment Ronaldinho nuk eshte
pjese e skuadres sone”, ka thene Dunga ne koneferencen per shtyp te
mbajtur ne seline e Federates Braziliane te Futbollit. Nderkohe,
trajneri brazilian ka preferuar te perfshije mes kater sulmueseve te
grumbulluar Robinjon, i cili se fundmi u huazua nga Manchester City te
skuadra e Santos.

Brazili do te luaje me 2 mars ne “Emirates Stadium” te Londres kunder
Irlandes ndeshjen e pare miqesore qe pas përfundimit ne menyre te
suksesshme te eliminatoreve te Boterorit ne zonen e Amerikes se Jugut.
Po ashtu Brazili eshte nje nga favoritet per te fituar Kupen e Botes, ku
do te luaje ne grupin G me Portugaline, Bregun e Fildishte dhe Korene e
Veriut.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›