E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool pranë firmosjes me Wilson

Liverpool është shumë afër blerjes së qendërmbrojtësit 18-vjeçar të Rangers, Danny Wilson. Marrëveshja arrin në 5 milionë sterlina. Wilson nuk udhëtoi me Rangers në Australi.

City ofron 30 mln sterlina për Ramires

Manchester City ofron 30 milionë sterlina për yllin e Kombëtares braziliane, Ramires, mesfushorin aktual të Benfikës në Portugali. Ramires pëlqehet edhe nga Chelsea, Fiorentina e Real Madrid.

Hannover 96 blen brazilianin Elson

Mesfushori brazilian Elson firmosi një kontratë dyvjeçare me Hannover 96. Lojtari, i vlerësuar 700 mijë euro, mbërriti nga Shtugardi.

Heiko Westerman firmos për Hamburgun

Mbrojtësi gjerman Heiko Westerman është lojtari i ri i Hamburgut. Lojtari firmosi një kontratë deri në vitin 2014. Kostoja e operacionit ishte rreth 7.5 milionë euro.

Massimo Oddo rinovon me Milan

Massimo Oddo rinovoi kontratën me Milan që e lidh lojtarin deri në vitin 2012. Lajmin e dha klubi kuqezi përmes një komunikate në faqen zyrtare.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 21 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›