E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo largohet nga Champions League

Dinamo është eleminuar nga Champions League. Goli i Emiliano Vilës nuk mjaftoi për të kaluar blutë në raundin tjetër të kompeticionit. Edhe pse fitoi 1-0 kundër moldavëve të “Sherifit”, Dinamo i dha fund parakohe ëndrrës për të kaluar një tur në Ligën e Kampioneve, për shkak se kishte humbur ndeshjen e parë në Moldavi me rezultatin 3-1.

Fatjon Sefa kishte një rast të artë në minutën e 13-të, përpara se Emiljano Vila të shndërronte në gol një goditje këndi të ekzekutuar nga Gjergji Muzaka në minutën e 19-të. “Sherifi” u kundërpërgjigj me Aleksandër Erokhinm, por pa mundur të mposhtë Isli Hidin. Dinamo zhvilloi një lojë më të mirë, por Sherifi ia doli t’i mohojë raste të pastra për gol skuadrës shqiptare. Trajneri i Dinamos, argjentinasi Luis Manuel Blanko theksoi se “ekipi u demonstroi moldavëve dhe të gjithë atyre që ndoqën ndeshjen, se lojtarët shqiptarë janë të mirë dhe se nuk duhet të frikë asnjë lojtar në Evropë”.

Alsat

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›