Maikon, ultimatum i Real për Inter

Reali i Madridit ka ofruar 22 milionë euro për Maikon. Interi kërkon 30 milionë euro për kartonin e mbrojtësit brazilian. Sipas gazetës spanjoll “Marca”, Real pritet një përgjigje brenda kësaj jave.
José Mourinho synon Rikardo Karvajo
Vështirësitë për të firmosur me mbrojtësin brazilian të Interit, Maikon, e ka detyruar Real Madrid të hedhë sytë nga portugezi i Çeslit, Rikardo Karvajo. Lajmin e jep anglezja “Daily Mirror”.
Tottenham dhe Newcastle kerkojnë Raúl
Dy klubet angleze Tottenham dhe Newcastle kërkojnë shërbimet e sulmuesit madrilen Raúl. Lajmin e konfirmon agjenti Barry O'Connor. Raúl synohet edhe nga Schalke 04 në Gjermani. Raúl ka veshur 102 herë fanellën e Spanjës (44 gola) dhe 722 ndeshje me Real Madrid (311 gola).
Damia Perez firmos me Osasunën
Damia Abella Perez firmosi tre vjet me Osasunën në kampionatin spanjoll. Anësori i djathtë, 28 vjeç, vjen nga Betis (2006-2010).
Albert Riera, pranë kalimit të Olympiacos
Gazetat greke online e japin të sigurt kalimin e Albert Riera nga Liverpool te Olympiacos. Behet fjalë për transferimin më të shtrenjtë për futbollin grek. Për asin spanjoll Olympiacos do të derdhë 16 milionë euro, ndërsa vetë lojtari do të marrë 2 milionë euro në vit.
Issiar Dia nga Nancy te Fenerbahce
Sulmuesi i Nancy, Issiar Dia (22 vjeç), firmosi për Fenerbahçe. Lojtari nënshkroi një kontratë katër vjeçare.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Merkure, 21 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili