E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Liverpool ringjallet, Salah ndëshkon City-n

Spektakël dhe ekuilibër në sfidën e madhe të Premier League, mes Liverpool dhe City përfundon 1-0, me skuadrën e Kloppit sërish të buzëqeshur. E nis me një ritëm të shpejtë në Anfield, me të kuqtë më të rrezikshëm në dhjetë minutat e para. Skuadra e Pep Guardiolës i afrohet epërsisë me Gundogan në minutën e 15-të, por Alisson është gati dhe e shpëton goditjen. Në 24′ Robertson humbi nga afërsia: gjuajtja e tij shkoi lart mbi traversë. Në gjysmë ore City fillon të fitojë gjithnjë e më shumë fushë dhe Halaand përpiqet të shqetësojë numrin një të të kuqve në dy moment. Megjithatë, pjesa e parë mbyllet 0-0.

Në pjesën e dytë në minutën e 50-të, Salah ballë për ballë me Ederson, por portieri i City është vendimtar me ndërhyrjen e tij. Situata zhvendoset në anën tjetër dhe skuadra e Guardiolës merr epërsinë. De Bruyne për Haaland, Alisson reagon dhe topi përfundon në këmbët e Foden i cili me një portë të boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë. Arbitri, megjithatë, është thirrur në VAR: goli anullohet për një faull të Haaland të kryer në fillim të aksionit ndaj Fabinhos.

Ndeshja zhbllokohet në 76′. Aksioni nis nga Alisson me një pasim të gjatë, Salah anashkalon Cancelon dhe mposht Ederson. Avantazhi i Liverpool. Finalja intensive: Van Dijk neutralizon një mundësi të Haaland me një super ndërhyrje, Jurgen Klopp përjashtohet për protesta në minutën e 86. Në minutat e fundit Reds i afrohen dyfishimit me Alexander-Arnold. Në bilbilin e trefishtë Anfield mund të festojë, Liverpool fiton 1-0.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›