Përfshihet nga flakët ndërtesa 24-katëshe në Stamboll, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në një ndërtesë 24-katëshe në Stamboll. Flakët e mëdha kanë përfshirë ndërtesën nga fillimi në fund, ndërsa re të dendura tymi shpërndahen në zonë.
Zjarri fillimisht ka rënë në katin e parë dhe më pas ka përfshirë të gjitha katet më sipër në pjesën e jashtme të ndërtesës brenda një kohe shumë të shkurtër.
Fatmirësisht banorët janë evakuuar të gjithë në kohë, ndërsa disa zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ende nuk dihet se si ka nisur zjarri.
/rtsh.al/