Ronaldo dhe dinakëria në fushë që mërziti tifozët: E turpshme

Cristiano Ronaldo tentoi, por truku nuk e mashtroi arbitrin Manchester United-Newcastle, ndeshja përfundoi 0-0 në ditën e njëmbëdhjetë të Premier League. Në një moment të ndeshjes, Nick Pope, portieri i Newcastle, ka topin në këmbë dhe është gati të ekzekutojë goditjen e lirë.
CR7, i vendosur nga Ten Hag që nga fillimi i sfidës në qendër të sulmit, vrapon drejt tij, rrëshqet topin para se të mund të ekzekutonte goditjen e lirë dhe shënon në një portë të zbrazët, duke pretenduar se në realitet topi ishte tashmë në lojë.
Megjithatë, arbitri nuk njohu asnjë prekje të portierit dhe qetësoi protestat e Cristianos duke e paralajmëruar. Në rrjetet sociale, video e aksionit u bë virale dhe shumë tifozë të United e cilësojnë lëvizjen e Ronaldos si “të turpshme”.