Liverpool synon ngritjen

Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, pritet të kthehet në fushë kur ekipi i tij takohet me Lyonin, të martën në Grupin E në Ligën e Kampionëve. Gerrard dhe Fernando Torres munguan të shtunën në humbjen 1-0 nga Sunderland disfata e katërt në Premierligë në nëntë ndeshje.
Pesë herë kampioni i Evropës po ashtu u mposht nga Fiorentina në ndeshjen e kaluar në Ligën e Kampionëve. Njësoj si Liverpool, Lyon hyn në ndeshje pas një humbjeve të papritur në ligë.
Disfata 2-0 nga Sochaux ishte e para këtë sezon, edhe pse ajo i mban në pozitën e parë me 20 pikë nga nëntë ndeshje. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Debrecen pret Fiorentinën. Lyon është lider me 6 pikë, ndërsa Liverpool dhe Fiorentina kanë nga 3. Debrecen nuk ka fituar ende asnjë pikë.
Në Grupin F, Inter pret Dynamo Kievin, në kërkim të fitores së parë këtë edicion në Ligën e Kampionëve. Gjiganti ukrainas do ta shfrytëzojë për armë kryesore Andriy Shevchenkon, i cili ka luajtur më parë në Milan dhe gjatë asaj kohe shënoi 14 gola kundër Interit.
Goli im më i preferuar ishte ai në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve 2003. Por, shpresoj që i 15-ti të jetë me Dynamon tha Shevchenko.
Inter barazoi në dy ndeshjet e para të Grupit dhe tani kërkon fitoren e parë, ndërsa kampioni Barcelona, takohet me Rubin Kazanin. Barcelona është në mini-krizë të lëndimeve të Seydou Keita, Pedro Rodriguez dhe Eric Abidal, ndërsa Zlatan Ibrahimoviç ende ndjen dhimbje në gjurin e djathtë. Futbollistët tjerë të lënduar janë Gabriel Milito dhe Thierry Henry.
Por, trajneri Pep Guardiola ka thënë: Nuk duhet të flasim për lëndime, sepse ato gjithmonë ndodhin kohë pas kohe, kemi ekip të fortë.
Arsenal do të jetë në mungesë të Theo Walcott derisa udhëton në Holandë për tu takuar me AZ Alkmaarin, në Grupin H. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Olympiacos pret Standard Liegin. Arsenal është lider me 6 pikë, i përcjellë nga Olympiacos, 3, ndërsa Alkmaar dhe Standard kanë nga një. Në Grupin G, Stuttgart pret Sevillan, ndërsa Rangers takohet me Unirean.
Grupi E
Debrecen-Fiorentina 20:45
Liverpool-Lyon 20:45
Grupi F
Barcelona-Rubin 20:45
Inter-Dynamo Kiev 20:45
Grupi G
Rangers-Unirea 20:45
Stuttgart-Sevilla 20:45
Grupi H
AZ Alkmaar-Arsenal 20:45
Olympiakos-Standard L. 20:45