E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pato: E kisha ëndërr të luaja në Bernabeu

Sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato, ka thënë se ndeshja e të mërkurës mbrëma në Santiago Bernabeu kundër Real Madridit, do të jetë realizim i ëndrrës së tij fëmijërore.
"Asnjëherë nuk kam luajtur në Bernabeu dhe do të jetë lojë e veçantë për mua. Është ëndërr të luash në atë stadium kundër një rivali aq të fortë, siç është Real Madridi".

"Shpresoj të shfaqim një lojë të mirë dhe të nxjerrim diçka pozitive nga ai takim", ka thënë braziliani për të përditshmen sportive "Marca".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›