Beson në West Ham

Valon Behrami insiston se të gjithë në West Ham United mbeten me mendime pozitive, pa marrë parasysh rezultateve të dobëta të kohëve të fundit. Hammers u mposhtën të shtunën nga Stoke City me rezultat 2:1.
Megjithatë, mesfushori me nënshtetësi zvicerane beson se nuk do të shkojë kohë e gjatë kur klubi londinez do ti rikthehet pikëve që iu nevojiten për të përparuar në renditjen tabelore në Premierligë.
Mendoj se ky është vetëm një moment i keq, por ne po mundohemi të jemi pozitivë çdo herë dhe të bëjmë atë që po e bëjmë në stërvitje çdo ditë. Nëse e bëjmë këtë, momenti i fatit do të arrijë. Nganjëherë të nevojitet ai (fati), kur fiton dhe kur nuk e meriton të fitosh. Mendoj se ky moment do të arrijë, u shpreh 24 vjeçari për uebfaqen zyrtare të West Ham United.
Behrami shtoi se ekipit të tij i nevojiten urgjentisht disa pikë, sepse sipas tij, pesë pikë të grumbulluara në tetë ndeshje, janë me të vërtet pak. Kosovari, i cili rishtazi u rikthyer në ekipin e parë pas gjashtë muajsh mungese për shkak të lëndimit të gjurit, ndihet i dëshpëruar për kohën që e humbi duke qëndruar jashtë fushës.
Në Stoke, Behrami e tregoi më të mirën nga vetja, duke e udhëhequr me shembull West Hamin në Britannia Stadium, edhe pse ekipi në fund pësoi humbje.
Pas përfundimit të ndeshjes, Behrami ishte lojtari i fundit që e lëshoi fushën. Edhe pse i frustruar për humbjen e skuadrës së tij, ai u duartrokit nga 3 mijë tifozë të Hammers që kishin udhëtuar për ta parë ndeshjen e skuadrës së tyre të zemrës. Në dhomën e zhveshjeve, Behrami i ka thënë menaxherit Gianfranco Zola se ekipit i mungoi fati, edhe pse tregoi lojë pozitive.
Është me të vërtet e dhimbshme sepse ne luajtëm shumë mirë dhe e kontrolluam lojën, edhe pse humbëm. Kjo është mjaft e vështirë. Menaxheri erdhi tek ne pas ndeshjes dhe tha Çfarë mund të them?, sepse ne luajtëm mirë. Ne bëmë gjithçka kërkoi ai nga ne. Është e qartë se ky moment është mjaft i pafat, por nëse ne vazhdojmë të luajmë kështu, do ti kemi momentet ku do të fitojmë pikë dhe ku do ti fitojmë disa ndeshje, vazhdoi ish futbollisti i Lazios.
Në fund, Behrami beson se ekipi duhet ta këputë momentin e vështirë dhe duhet ti shfrytëzojë mundësitë që i vijnë për gola. Ne bëmë gabime të shumta. Çdo gabim i vogël që bëmë, e paguam me gol të pësuar. Kjo është një gjë e çuditshme. Ne bëmë një gabim dhe ata shënuan, ndërsa kundërshtari bëri 3-4 gabime, ndërsa ne nuk shënuam. Kjo është diferenca në Premierligë, përfundoi futbollisti kosovar.
Të dielën, në kuadër të xhiros së dhjetë të Premierligës, West Ham United do të jetë mikpritës i Arsenalit, ku pret që tu rikthehet rezultateve pozitive.