Liverpooli e arrinë transferin e parë

Skuadra e Liverpoolit ka arritur marrëveshjen e parë pak ditë para hapjes së afatit kalimtar veror. Skuadra e Brendan Rodgers ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit të Manchester Cityt, Kolo Toure.
Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për tu transferuar si transfer i lirë. Toure është në fund të kontratës me Cityn ndërsa te Liverpooli do të përfitoj kontratë 2 vjeçare.
Toure pritet të jetë në bankën rezervë të Liverpoolit për të mbuluar vendin që e ka lënë Jamie Carragher./Indeksonline/