E Diel, 1 Nëntor 2026

Bavarezët favoritë për të fituar Topin e Art të këtij sezoni

Ndryshe nga vitet e tjera emocionet e çmimit të Topit të artë kanë filluar që tani. Fitimi i Bundesligës, Chempions Ligës nga ana e Bayern Mynih i cili pret të fitojë edhe trofeun e tretë sezonal ka bërë që shumë specialistë futbolli të mendojë se këtë vit lojtari që do të fitojë trofeun më të rëndësishem sezonal do të dalë pikërisht nga kjo skuadër.

Ndryshe nga vitet e fundit ku finalistët e këtij treofeu kanë qenë yjet e Barcelonës dhe të Real Madrid këtë vit pritet të jenë yjet bavarez ata që do të diskutojnë fitimin e “Topit të Artë” Frenk Riberi është emri më i përfolur nga ekspertët dhe ikonat e futbollit.

Mesfushori francez është kandidati kryesor për “Topin e Artë” 2013. Triumfi me skuadrën e Bajernit në Londër dhe pasimet e rëndësishme në shënimin e dy golave e kanë bërë francezin pretendentin kryesor për të fituar trofeun më prestigjoz për lojtarët. Ai tashmë shihet si favorit edhe nga pjesa tjeter e skuadrës ndërsa plotëson të gjitha kriteret për të zëvendësuar Lionel Mesin.

I pyetur për këtë fakt Riberi është përgjigjur “Të jem i sinqertë nuk ka qenë prioritet për mua, por kur vitet kalojnë dhe si lojtar përjeton momente shumë të bukura në karrierë, patjetër që do mendosh edhe për këtë çmim. Nëse ky çmim do vinte tek unë, sigurisht që do e mirëprisja” tha ai gjatë një interviste për sajtin francez “Telefoot”.

Përveç francezit në listën e kandidatëve më të favorshëm pritet të jenë edhe dy bavarezët e tjerë Roben dhe Myler. I pari shënoi golin deçiziv për fitimin e trofeut ndërsa i dyti ka bërë dy paraqitje të shkëlqyera në fazën e gjysëmfinaleve kundër Barcelonës. Gjithashtu edhe shënuesi i 4 golave ndaj Real Madrid, Robert Levandovski nuk mund të qëndrojë prapa në këtë aspekt.

Por nuk duhet të harrojmë këtu edhe finalistët e edicioneve të fundit. Mesi dhe Ronaldo mbeten gjithmonë yjet e fotbollit dhe nuk është e lehtë ti lësh pa i përfshirë në pretendentet kryesorë për fitimin e Topit të Artë pavarsisht se nuk arritën të kalonin në finale e Chempions Ligë. Argjentinasi është fituesit çmimit të madh prestigjioz individual në katër vitet e fundit por ky vit nuk ishte i tij pasi edhe dëmtimi në fund të sezonit pati ndikimin e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›