Lewandowski pranë nënshkrimit me Bayern Munchen
Edhe pse nuk arriti të shënonte një gol në finale e Champions League Levadovski vazhdon të mbetet një nga sulmuesit më në formë të momentit. Këtë fakt e vërteton më së miri interesi i lartë që shumë skuadra të mëdha Europiane kanë shprehur dëshirën për ta patur pjesë të ekipit të tyre. Një ndër ekipet që po punon më shumë në këtë aspekt janë kampionët e Europës Bayern Mynih.
Edhe pse Bomberi Polak vazhdon të deklarojë se nuk ka firmosur me Bavarezet, menaxheri i tij nuk mendon në të njëjtën mënyrë. Sulmuesi i Dortmund pritet t’i japë lamtumirën Kanarinave, pasi skuadra gjermane nuk dëshiron të rreizikojë që të humbë me parametra zero në sezonin e ardhshëm një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e verës.
Vetë lojtari në një intervistë për mediat gjermane ka shpjeguar këtë fakt “Nuk di asgjë rreth kësaj teme. Ashtu siç e kam thënë më parë, për të njohur të ardhmen time duhet të presim dhe të shpresojmë se gjithçka do të mësohet shumë shpejt”, ishte komenti i futbollistit.
Por më i qartë ka qenë menaxheri i tij që praktikisht i ka vënë vulën për kalimin te Bajern Mynih.
“Përsa na përket ne, kjo çështje ka përfunduar, edhe pse nuk është firmosur ende asgjë me ndonjë skuadër të re”, konfirmoi menaxheri Çezari Kuçarski për një televizion polak. “Tani është në dorën e klubeve të arrijnë një marrëveshje. Por për transferimin e vërtetë mund të duhet të presim 2-3 javë”.
Këto deklarata bëjnë të qartë se Borusia Dortmund duhet të dorëzohet dhe vetëm të negociojë për të përfituar sa më shumë nga shitja e futbollistit polak, që ka mahnitur në sezonet e fundit në Gjermani.
Pas Mario Gëtse duket se edhe destiancioni i Bomberit të vedhrezinjve është I qartë. Ai pritet të nëshkruaj një kontratë me bavarezët ekipin që sfidojë në finale por që nuk arriti ti rrembente trofeun e Chempions Ligë.