Liverpooli është sot me Manchester United

Sot janë bërë 55 vite nga aksidenti tragjik ku kishin humbur jetën 5 lojtarë të Manchester United dhe pasagjerë të tjerë në aeroplan. Ngjarja kishte ndodhur 55 vite më parë në Mynih të Gjermanisë, pas finales së Kupës së Evropës ku United u takua me Crvena Zvezden.
Për të kujtuar këtë ngjarje të dhimbshme, rivali i Manchester United, Liverpooli ka kujtuar këtë ngjarje me një postim në Facebook.
"Ne të gjithë e mbajmë mend. Ne nuk do të ju harrojmë. Le të pushojë në paqe shpirti juaj, me hirin e Perëndisë. Ju kurrë nuk do të ecni vetëm" thuhet në faqen e Liverpool.
Edhe Manchetser City ka kujtuar këtë ngjarje duke lënë një mesazh ngushëllimi./Indeksonline/