E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali sot, me Pepen

Real Madrid sot ka marrë një lajm të mirë kur skuadrës së tyre i është bashkuar edhe qendërmbrojtësi portugez, Pepe. Ylli portugez kishte pësuar lëndim në kyçin e këmbës duke patur edhe një ndërhyrje kirurgjike pas së cilës mjekët thanë se do të mungoj dy muaj.

Por Pepe ka bërë rikthim më të shpejtë në stërvitje duke i'u bashkuar sot pjesës së lojtarëve të tjerë në Real.

Adan, Carvalho, Esien, Albiol, Jese e Diaz ishin lojtarët e pakët që janë duke u stërvitur me Realin, pasi që të tjerët ndodhen me kombëtaret e tyre./Indeksonline/. 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›