Liverpooli i "falë" pikë Manchester Cityt

Derbi i kësaj jave në Premierligën Angleze mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit ka përfunduar në barazim 2 me 2. Ky rezultat nuk ishte aspak real nga ajo që treguan skuadrat në fushë pasi që Liverpooli ka dominuar totalisht, sidomos në pjesën e dytë.
Dzeko shënoj për 1 me 0 në minutën e 23. Në minutën e 29 Sturridge me një gol fantastik barazoj në 1 me 1. Dominimin absolut të Liverpoolit në pjesën e dytë e tregoj goli i Gerrard në minutën e 73 duke realizuar me një goditje fantastike.
Por kur në skuadër ke një portier jo stabil, gjithçka është e mundur. Pepe Reina dhe gabimi fatal i radhës i tij bëri që City të merrë një pikë aspak të merituar. Reina gaboj rëndë në minutën e 78 duke i mundësuar Agueros të realizoj për 2 me 2. Me këtë barazim City zbehë gjasat për titull pasi që tani ka plot 9 pikë më pak se Manchester United./Indeksonline/