Shokohet Lazio, Fiorentina i kthehet fitoreve

Sfida mes Genoas dhe Lazios ishte më interesantja e kësaj jave në Serie A.
Genoa ishte duke fituar me rezultat 2 me 0 nga pjesa e parë ndërsa lacianët u kthyen në lojë në pjesën e dytë për të barazuar 2 me 2. Floccari dhe Mauri shënuan për barazimin 2 me 2 në pjesën e dytë.
Por kjo nuk ishte e tëra nga kjo ndeshje pasi që Genoa arriti të marrë maksimumin e pikëve në sekondat e fundit të ndeshjes. Në minutën e pestë shtesë, Rigoni shënoj për 3 me 2 duke shokuar skuadrën e Lorik Canës.
Në anën tjetër, Fiorentin i është khyer fitoreve duke mposhtur Parmën me rezultat 2 me 0. Toni dhe Jovetic shënun për violan./Indeksonline/