Liverpooli ofertë Barcelonës

Skuadra e Liverpoolit i ka bërë një ofertë Barcelonës për një shkëmbim të mundshëm. Brendan Rodgers ka kërkuar nga Barcelona shkëmbimin mes Pepe Reinas dhe Christian Tellos.
Barcelona është shumë e interesuar për Reinan ndërsa Liverpooli për talentin Tello. Duke e parë këtë situatë, Rodgers ka propozuar shkëmbimin kokë me kokë mes dy spanjollëve.
Barcelona ende nuk është përgjigjur për këtë ofertë./Indeksonline/