E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neymar qetëson tifozët: Jam mirë, po kurohem

Neymar ka siguruar tifozët e Barcelonës së shëndeti i tij është i mirë.Sulmuesi  brazilian është diagnostikuar me anemi, por insiston se shumë shpejt do ta tejkalojë këtë problem. Ylli I ri I Barcelonës i është kundërpërgjigjur të gjitha kritikave të përhapura në mediat spanjollë për gjendjen e tij anemike.Ai tha se pas heqjes së bajameve kanë dalë disa komplikime të cilat po zhduken me kalimin e kohës. Braziliani u shpreh se ai po stërvitet me ekipin dhe po përpiqet të adaptohet me skuadrën e re. Ish lojtari i Santosit u transferua këtë verë te skuadra katalanase për 57 milionë euro.

“jam në komunikim të vazhdueshëm me mjekët që po më urojnë dhe ndjehem në formë të mirë” – tha brazilani.

21 vjeçari ndodhet në Bankok ku Barceloan po zhvillon ne turnme të shkurtër ndërsa nuk harron të flas edhe për objektivat sezonal. Neyamr tha se pret që të zhvillojë një sezon të madh dhe shpeson q të fitoj trofe. Ky do të jetë edhe sezoni me i veçant për të dhe i pari në Evropë pas aventurës te Santosi në brazil. Më deklaratat e tij ai kërkon të largojë të gjitha hijet e dyshimeve dhe në një farë mënyrë të qetësoj të gjithë tifozët në një mënyrë sa më diplomatike. Për shkak të anemisë ai ka humbur rreth 7 kilogramë.

Neymar ka luajtur shumë pak në ndeshjet miqësore me Barcelonën dhe ka zhvilluar vetëm 16 minuta me Messin. Në dyshen që e presin të gjithë në fushën e lojës. Por duket që prita për spektaklin do ët zgjasë edhe për disa kohë deri në shërimin e plotë të tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›