E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mata: Nuk largohem nga Chelsea

Mesfushori me tipare sulmuese i Çelsit, Huan Mata, ka bërë të ditur se do të qëndrojë në “Stamford Bridge”, pavarësisht zërave të shumtë që e shihnin atë larg klubit londinez.

Mata, i cili në dy sezonet e shkuara ka treguar formë shumë të mirë, ka thënë se nuk dëshiron të largohet për asnjë qëllim nga “blutë”. Ai tha se është I qetë dhe tha që gjithçka ka dalë në media për largimin e tij është e pavërtet.  Spanjolli u shpreh se ka folur me menaxherin dhe ka sqaruar çdo gjë mbi të ardhmen.

25 vjeçari insiston se është shumë i lumtur në Chelsea dhe se do të vazhdoi të qëndroi te “blutë”edhe për disa sezone të tjera.

“Gjithmonë është e rëndësishme të dëgjosh se je i rëndësishëm për klubin, të gjithë duan të ndihen të rëndësishëm ndaj unë jam shumë i lumtur”, ka thënë Mata.

Ditët e fundit ne media dolën shumë lajme për largimin e Matës në drejtim të Barcelonës. Mesfushori spanjoll nga ana tjetër ka marr miratimin edhe të Murinjos që dy ditë më parë u shpreh se Mata është pjesë e rëndësishme e skuadrës dhe nuk dëshiron që të largohet. Mata gjatë sezonit të kaluar 19 gola dhe ka dhuruar 35 asist duke qenë  një ndër lojtarët më të mirë të bluve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›