E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neglizhenca, shkaktare e tragjedisë në Buenos Aires

Drejtuesi i trenit të përplasur në Argjentinë, aksident ku humbën jetën 51 persona ditën e mërkurë, fajësoi një defekt në frena dhe neglizhencën e atyre që duhet të kujdeseshin për sigurinë e mjetit.

Mbi 700 persona mbetën të lënduar, pasi treni tejkaloi një stacion në Buenos Aires dhe u përplas në përfundimin e shinave.

Sipas medieve argjentinase, shoferi, i cili i mbijetoi aksidentit në mënyrë të pabesueshme, kishte raportuar disa herë për probleme me frenat, por i ishte thënë që të vazhdonte rrugën.

Megjithatë, zyrtarisht nuk jepet ende asnjë version për ngjarjen. 28-vjeçari Marcos Cordoba, makinisti i trenit, është duke u shëruar në një spital, ku njëkohësisht është vendosur nën arrest për akuzën që në kodin penal argjentinas klasifikohet “shkaktim i pavullnetshëm dëmesh”.

Sipas “Noticias Argentinas”, lokomotiva kishte shfaqur që në fillim probleme me sistemin e saj të frenimit, por pavarësisht se shoferi bëri detyrën dhe raportoi për situatën në çdo stacion që ndalonte, atij i përsëritej gjatë të gjithë kohës që të vazhdonte rrugën.

Testimet e gjakut treguan se Cordoba nuk kishte konsumuar alkool apo substanca narkotike, në momentin kur ndodhi aksidenti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›