Liverpul prezanton Maxi Rodrigez. Benitez pranon gabimet

Blerja me e re e Liverpulit, Maxi Rodrigez shpreson te ndihmoje skuadren angleze te dale nga kriza e rezultateve qe e kane penalizuar formacionin e drejtuar nga Rafael Benitez. Futbollisti argjentinas eshte prezantuar perpara mediave, duke thene se ka bere zgjedhjen e duhur qe u transferua te skuadra angleze. “Kjo eshte nje levizje e madhe per mua. Une u transferova ne nje klub te madh dhe prestigjoz. Ky eshte nje klub me objektiva shume te medha dhe une dua te punoj shume per te ndihmuar skuadren time te re”, ka bere te ditur Maxi Rodrigez.
Ne kete sezon Liverpuli ka treguar nje forme te dobet dhe aktualisht
renditet ne vendin e shtate te renditjes me 12 pike me pak se kryesuesit
e Chelsea. Megjithate, Rodrigez ka thene se skuadra e Benitez duhet te
besoje perpos situates ne renditje. “Une mendoj se eshte e rendsesishme
te vazhdojme kampionatin me nje mentalitet fitues”, eshte shprehur
futbollisti argjentinas, i cili eshte transferuar ne Angli nga skuadra
spanjolle e Atletikos se Madridit.
Nderkohe trajneri i Liverpulit,
Rafael Benitez pasi ka prezantuar Maxi Rodrigez ka pranuar perpara
mediave gabimet qe jane bere gjate ketij sezoni, por ne te njejten kohe
eshte shprehur optimist se skuadra e tij do te arrije te siguroje nje
vend per ne Ligen e Kampioneve sezonin e ardhshem.
Nertan Prifti
< I mëparshmi