E Diel, 1 Nëntor 2026

NBA, Gilbert Arenas shpallet fajtor për armëmbajtje pa leje

Mbrojtësi i Uashington Uizards, Gilbert Arenas, është shpallur fajtor për mbajtje armësh pa leje dhe tashmë përballet me një dënim deri në 6 muaj, për shkak se futi 4 armë në dhomat e zhveshjes së skuadrës. 28 vjecari Arenas, që nënshkroi një kontratë 6 vjecare me vlerën e $111 milion në verën e 2008, është pezulluar për një kohë të pacaktuar nga NBA pas incidentit të muajit të kaluar në Verizon Center.

Arenas u mbrojt duke thënë se armët nuk ishin të mbushura. Avokati i
basketbollistit Uainstein dhe Arenas, janë larguar nga salla e gjyqit pa
asnjë koment, por në një deklaratë për shtyp, Uainstein ka sqaruar se
klienti i tij "ka pranuar përgjegjësi të plotë për veprimet e tij,
koshient se ato kanë qenë kundër ligjit dhe kërkon falje për atë që
ndodhi".

Sipas raporteve nga media, Arenas i ka shpjeguar prokurorëve federalë se
i ka marrë armët për t’i bërë një shaka një shokut të skuadrës, por
prokurori Kavanaugh në cështjen kundër tij, ka ngritur tezën se Arenas
dhe një tjetër lojtar i Uizards, i identifikuar si Javaris Crittenton,
kanë debatuar pas ndeshjes në Phoenix në 19 dhjetor dhe e kanë kërcënuar
njëri-tjetrin se do ta qëllonin. Madje Arenas ka thënë edhe se do t’i
digjte makinën Cadillac Escalade, Crittenton.

Vetëm dy ditë pas kësaj kontradikte, Arenas është futur në dhomat e
zhveshjes, duke vendosur katër armë në stolin përballë dollapit të
Crittenton, duke lënë një shënim, “Zgjidh një”. Në mbrojtje, Arenas i ka
thënë autoritieteve se edhe Crittenton e ka kërcënuar me armën e tij,
gjë që ai e ka mohuar.

Eno Skarço

Azhornuar së fundi ( e shtunë , 16 janar 2010 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›