Ministria e Jashtme përshëndet vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Podgoricë- Prishtinë
Tirana zyrtare përshëndet vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Malit te Zi dhe Kosoves. Zëvendës ministrja e Jashtme Edit Harxhi tha se shpreson qe edhe Serbia t’i bashkohet vendeve qe e kane njohur shtetin e Kosoves.
“Dal këtu para jush për të përgëzuar në emër të Ministrisë së Punëve të
Jashtme të Shqipërisë, lidhjen e marrëdhënieve diplomatike midis
Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi. Kjo është një
arritje tjetër e shtetit më të ri në botë, që është Kosova, në
rrugëtimin e tij drejt vendosjes jo vetëm marrëdhënieve diplomatike por
edhe njohjeve të reja. Lidhja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Malit të
Zi është shumë domethënëse për rajonin, dhe për Ballkanin në
përgjithësi, për vetë faktin që tashmë Kosova ka lidhur marrëdhënie
diplomatike me tre nga vendet që e rrethojnë, që i ka fqinjë të
drejtpërdrejtë në rajon, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Shpresoj
që natyrisht, shpejt a vonë, kjo të shkojë edhe me fqinjin e katërt të
Kosovës, që është Serbia, dhe natyrisht të arrihet edhe njohja e plotë e
Kosovës nga vende të tjera që janë anëtarë të Kombeve të Bashkuara” tha
Harxhi
< I mëparshmi