Liverpuli “blindon” Alexander-Arnold

Tashmë në këtë kohë merkatoje ku të gjitha ekipet janë duke menduar për përforcimet që do të bëjnë në skuadrat e tyre, edhe Liverpool ka filluar me lëvizjet e saj por fillimisht ka menduar të blindojë yjet e skuadrës dhe kështu mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka nënshkruar kontratë të re me ekipin.
Kjo është bërë e ditur nga vet klubi përmes një postimi në llogarinë e tyre në Tëitter.
22-vjeçari, produkt i akademisë së klubit, nënshkroi edhe për katër vite tjera me “Reds”. Lojtari anglez duket se është një nga të preferuarit e trajnerit, Jurgen Klopp, i cili e ka përfshirë në planet e tij afatgjata dhe e ka bindur që të nënshkruajë kontratë të re me klubin e të kuqve.
Arnold bëri debutimin me ekipin e parë në vitin 2016, ndërsa që atëherë ka 129 ndeshje me klubin anglez, teksa është bërë i pazëvendësueshëm në pozicionin e tij.
Ai ka kontribuar me 10 gola dhe 44 asistime, dhe ka qenë pjesë integrale e triumfeve të Ligës së Kampionëve, Kupës së Botës për klube dhe Premier Ligës.