E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manchester United, +3 pikë për kreun e tabelës

Manchester United ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të Premier Leagues angleze, duke e mposhtur Sunderlandin në Old Trafford me rezultatin e përgjithshëm 3 me 1.

Serinë e golave e hapi Van Persie në minutën e 16, për ta dyfishuar vetëm 3 minuta më vonë përmes Cleverley në minutën e 19. Me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë. Golin e tretë dhe të fundit për Manchesterin e shënoi Rooney në minutën e 59, pas një depërtimi dhe një asisti shumë të bukur të Van Persie në zonë.

E gjitha çfarë arriti të bëjë Sunderlani ishte vetëm të shënonte golin e nderit përmes Cambpell në minutën e 72.Me po këtë rezultat edhe përfundoi takimi./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›