E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli ka gati 20 milionë për Matan

Kriza që ka prekur klubin e Valencias për shkak të bilanceve negative dhe situatës jo të mirë financiare, duket se do ta detyrojë skuadrën spanjolle të humbasë disa prej lojtarëve të saj më të mirë në merkaton e verës së ardhshme. Një prej tyre mund të jetë pikërisht i talentuari Juan Manuel Mata, i cili përflitet se është shumë pranë kalimit te skuadra angleze e Liverpulit, drejtuar nga trajneri spanjoll Rafael Benitez. Një transfertë e tillë mendohet se do të ndodhë në fund të këtij sezoni. Ky është skenari që mund hapet për "Reds"-at. Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja angleze "The Sun". Sipas tabloidit anglez, një ofertë prej 20 milionë eurosh po studiohet aktualisht në klub, i cili kërkon të sjellë sulmuesin në Angli. I rritur te Real Madrid, Juan Manuel Mata luan te Valencia që nga viti 2007.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›