Lorik Cana pritet të kalojë në Premier Ligë
Marsejë - Lorik Cana është një nga emrat më të lakuar nga disa skuadra angleze, të cilat dëshirojnë të marrin shërbimet e mesfushorit shkatërrues. Shtypi francez raportonte pak ditë më parë se kapiteni i Olimpikut të Marsejës nuk bënte më pjesë në planet e kësaj skuadre, e cila duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të drejtohet nga Didier Deshamps. Siç duket planet e trajnerit francez janë të lidhura ngushtime merkaton.
Një nga skuadrat më të interesuara në Premier Ligë për shërbimet e Canës është Totenhemi. Mediat angleze publikojnë se trajneri i kësaj skuadre, Heri Redknap është impresionuar nga loja e shqiptarit.
Totenhemi mund t’i ofrojë 6 milionë euro klubit marsejez. Interesim për Lorik Canën kanë shfaqur edhe skuadrat e Arsenalit, Liverpulit, Evertonit dhe Bajernit të Munihut. Shanset e Totenhemit duken shumë të vogla, pasi vlera reale e kapitenit të Marsejës është 10-12 milionë euro.