Fitorja me Teutën rrit shpresat e ekipit të Bylisit
Ballsh - Bylisi mori një fitore shpresëdhënëse me Teutën në javën e 21-të të Superligës. Ballshiotët arritën të mposhtin me rezultatin e pastër 2-0 ekipin durrsak, duke arritur të shkëputen nga vendi i fundit në tabelë. Golat për skuadrëne drejtuar nga shkodrani Hysen Dedja u shënuan nga Muça dhe Bakiu në pesë minutat e fundit të takimit.
Me këtë fitore Bylisi ngjitet në kuotën e 20 pikëve, duke u ngjitur në vendin e parafundit me 2 pikë më shumë se Lushnja. Teuta mbetet në kuotën e 26 pikëve, duke mbajtur vendin e gjashtë.
Javën e ardhshme Bylisi do të përballet me Dinamon në kryeqytet, ndërsa Teuta do të presë në Durrës kryesuesit e kampionatit, Vllazninë e Shkodrës.