E Hënë, 2 Nëntor 2026

Liverpuli në kaos, çfarë dihet deri më tani nga sulmi me makinë mbi turmën që po festonte

Shumë shpejt festa i la vendin ankthit dhe frikës. Rrugët e Liverpulit ishin mbushur pasi tifozët do të festonin me beniamionët e tyre triumfin e madh në Premier Ligë, por disa prej tyre përjetuan momente të tmerrshme.

Një makinë sulmoi turmën. Shoferi 53-vjeçar u ndaluar menjëherë nga policia e “Mersyside”, e cila specifikon se nuk e ka kalsifikuar ngjarjen si një akt terrorist.

Bilanci i të dëmtuarve është i rëndë pasi janë plagosur rreth 50 persona. 27 prej tyre janë dërguar në spital. Dy individë, njëri fëmijë, mendohet se janë në gjendje kritike për jetën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›