E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli ne kaos dhe rrezik falimentimi

Liverpuli eshte futur ne nje kaos te vertete dhe rrezikon falimentin nese deri neser nuk paguhet borxhi prej 300 milione sterlinash qe klubi anglez ka akumuluar gjate tri viteve te fundit kur ishte ne pronesi te amerikaneve George Gillett dhe Tom Hicks. Vetem pak dite me pare skuadra angleze ishte shume prane zgjidhjes se problemit kur nje milioner tjeter amerikan John Henry i cili aktualisht ka pronesine e skuadres se bejsbollit te Bostonit Red Sox ishte shume prane blerjes se klubit.

Madje Gjykata e Larte e Londres vendosi qe nuk kishte asnje pengese ne lidhje me kete operacion por Gillet dhe Hiks kane arritur te sigurojne nga nje gjykate ne Teksas bllokimin e blerjes se Liverpulit nga John Henry. Ky vendim i gjykates amerikane ka pershtjelluar situaten e klubit me te njohur anglez i cili nese nuk arrin te shlyej borxhin brenda afatit qe skadon ende do te nise procedurat e falimentit dhe pervecese do te penalizohet me pike ne tabelen e renditjes do te kaloje ne administrim te federates angleze te futbollit. Kjo gje do ta rendonte akoma me shume situaten ne skuader e cila si pasoje e problemeve financiare po kalon edhe nje krize ne rezultate dhe ne kete sezon te Premier Liges angleze renditet ne vendet e fundit te klasifikimit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›