E Shtunë, 31 Tetor 2026

Semundjet e mushkerive ne senatorium 1 mije raste ne vit

Mjeket pneumolog ne vendin tone ngrejne shqetesimin se jane shtuar ndjeshem semundjet e mushkrive. Ata thone se nese vite me pare mbizoteron meshkujt qe vuanin nga keto semundje tashme eshte rritur ndjeshem dhe numri i femrave. Cdo vit ne spitalin e semundjeve te mushkrive Shefqet Ndroqi ne Tirane paraqiten mbi 1000 raste te reja me diagnoza te ndryshme qe prekin mushkrite.

Mbi 1 mije raste te cilat trajtohen dhe diagnostikohen ne spitalin tone te semundjeve te mushkrive. Tendenca eshte ne rritje ne vendet e tjera po ashtu dhe tek ne thote Dhimiter Haxhira mjek pneumolog ne Senatorium.

Mjeket rekomandojne keshillat perkatese se si mund te parandalohen keto semundje duke renditur shkaktaret kryesore. Parandalimi ka te beje me duhanin me tymrat me gazrat. Ne disa vende nuk ndodh kjo pune po ne disa vende te tjera ka te beje menyra e gatimit sidomos nga gatimi me disa forma fosilesh biologjike qe ne ne pergjithesi perdorim korrentin ose gazin qe jane pak a shume te pastra thote mjeku.

Mengjesin e se enjtes me rastin e dites boterore te spirometrise aparati qe perdoret per evidentimin e semundjeve qe mund te kene prekur mushkrite mjeket pneumologe ne Tirane kane organziuar nje fushate sensibilizuese duke kryer matje falas per qyetaret.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›