Ultranacionalistet Blatter kritikon Italine

Nese Italia do te vepronte si anglezet kunder hooligan-eve ajo qe ndodhi ne Xhenova nuk do te ndodhte. Keshtu eshte shprehur numri nje i FIFA-s Blatter.
Duke kujtuar masat e marra ne vitet 80 per te luftuar fenomenin e dhunes me rastin e ndeshjeve te futbollit Blatter ka theksuar se Anglia i ka treguar botes se si ta luftosh dhe ka kerkuar qe edhe vendet e tjera te ndertojne stadiume moderne dhe te sigurte.
Ndersa presidenti i UEFA-s Platini ka deklaruar si ndihej i shokuar.
Kam mbetur i shokuar nga imazhet e djeshme te Itali-Serbi tha ai.
Jam duke pritur rezultatet e hetimit dhe vendimet e Displines dhe i kujtoj te gjitheve se UEFA ndjek nje linje tolerance zero ndaj dhunes ne stadiume. Bashkepunimi i autoriteteve eshte celesi per te luftuar kete plage dhe kete do ia kerkoj niveleve me te larta qe jane te interesuar theksoi Platini.