Liverpuli shpartallon skuadrën e Aston Vilës
Liverpul - Liverpuli arriti të shfrytëzonte në mënyrën më të mirë humbjen e Mançesterit dhe Çelsit këtë javë, duke shkatërruar me rezultatin e thellë 5-0 skuadrën e Aston Vilës. Me këtë fitore skuadra e drejtuar nga Rafa Benitez ngushton në vetëm një pikë diferencën me kryesuesit e Mançesterit, dhe njëkohësisht duke lënë 3 pikë mbrapa skuadrën e Çelsit.
Liverpuli në përballjen me Aston Vilën, e vlefshme për javën e 30-të, dominoi totalisht lojen, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi kundërshtarëve. Dir Kajt kalon në avantazh vendasit në minutën e 8-të. Në minutën e 33-të futbollisti Reira do të dy-fishonte rezultatin. Pas golit të Reiras i vjen radha kapitenit Xherard, cili arriti të shënonte plot tre gola në këtë takim.
Në minutën e 39-të Stiven Xherard tre-fishon rezultatin nga pika e 11-metërshit. Në minutën e 50-të kapiteni shënon golin e katërt për Liverpulin. Vendasit në minutën e 65-të fitojnë një tjetër 11-metërsh, ndërkohë që Aston Vila mbetet me 10 futbollistë pas daljes me karton me karton të kuq të Friedel. Penaltinë është sërish Stiven Xherard që e zhndërron në gol.
Me këtë fitore Liverpuli ngjitet në kuotën e 64 pikëve, vetëm një më pak se Mançesteri udhëheqës. Kujtojme qe këta të fundit kanë një ndeshje më pak. Aston Vila po i largohet zonës Champions, duke qëndruar në vendin e pestë me 52 pikë, 3 më pak se Arsenali i vendit të katërt.