Tirana dhe Vllaznia vazhdojnë bashkëkryesimin në Superligë
Tiranë - Tirana dhe Vllaznia vazhdojnë bashkëkryesimin në Superligë edhe pas javës së 25-të falë fitoreve të arritura kundër Apolonisë dhe Flamurtarit. Kryeqytetasit mundën me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Apolonisë në stadiumin “Qemal Stafa”. Golat për skuadrën e drejtuar nga Agustin Kola u shënuan nga Devolli në minutën e 34-t dhe kapiteni Muka në të 74-ën. Me këtë fitore Tirana ngjitet në kuotën e 48 pikëve duke qenë para Vllaznise, falë golavorazhit më të mirë.
Shkodranët arritën të mundin me rezultatin 3-1 ekipin e Flamurtarit të Vlorës në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”. Xhevair Sukaj kaloi Vllazninë në avantazh në minutën e 13-të. Me rezultatin e ngushtë 1-0 do të mbyllej edhe pjesa e parë. Mema shtang shkodranët në minutën e 85-të, pasi arrin të barazojë rezultatin.
Por, gëzimi i vlonjatëve zgjati vetëm 3 minuta, pasi Vllaznia fiton një 11-metërsh. Penalltia zhndërrohet në gol nga Suad Lici. Xhevair Sukaj shënon sërish në minutën e fundit të takimit, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3-1. Me këtë fitore Vllaznia ruan të njëjtin hap me Tiranën, duke koleksionuar 48 pikë pas 25 javësh kampionati. Flamurtari mbetet në kuotën e 29 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e tetë.