Kashmir, 10 të vdekur nga përleshjet
Kashmir-Të paktën dhjetë persona humbën jetën në një betejë treditore mes forcave indiane dhe militantëve në Kashmir. Viktimat janë në radhën e ushtarëve dhe rebelëve, njoftoi sot ushtria indiane, një ditë pas shkëmbimit të zjarrit me Pakistanin në kufirin e Kashmirit. Një zëdhënës i ushtrisë tha se ushtarët u gjendën në një zjarr të fortë pasi rrethuan një bastion të militantëve në pyllin Shamsbari, pranë kufirit me Pakistanin të premten.
"Beteja po vazhdon ende", tha zëdhënësi i ushtrisë, Kolonellejtënant J. S. Brar, duke shtuar se katër ushtarë, përfshi edhe një oficer si dhe gjashtë separatistë ishin vrarë deri tani. Shkëmbimi i zjarrit në kufi është rralluar në Kashmir që pas marrëveshjes për armëpushim mes Pakistanit dhe Indisë në 2003-in, që i hapi rrugë procesit të paqes një vit më vonë.