Livington: E vështirë të kundërshtohet numërimi i çdo vote
10/06/2011 Ministri anglez për Evropën, takime me krerët më të lartë të shtetit
“Qeveria dhe opozita të marrin përgjegjësitë në shërbim të vendit dhe integrimit”
Ambasada britanike në Tiranë, në përfundim të takimeve me krerët më të lartë të shtetit ministrit për Evropën, David Livington, ka lëshuar një deklaratë, e cila është përqendruar në situatën paszgjedhore në Shqipëri. Në takimet e tij, Livington është shprehur se zgjedhjet e 8 majit ishin një test i rëndësishëm për angazhimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, duke vënë theksin gjithashtu dhe tek zbatimi rigoroz i ligjit. Në lidhje me çështjen e votave, Livington është shprehur se “është e vështirë të kundërshtohet parimi se çdo votë duhet numëruar, por sipas tij është gjithashtu e rëndësishme dhe vazhdimësia në zbatimin e rregullave si pjesë e një procesi të ndershëm. Por gjithsesi, Mbretëria e Bashkuar sipas Livington do të presë raportin përfundimtar të OSBE/ODHIR për t’u shprehur në lidhje me këtë çështje”. Ministri shtoi se Mbretëria e Bashkuar mbetet një përkrahëse e fortë e ambicieve evropiane të Shqipërisë: “Çdo vend që është në Evropë dhe dëshiron të hyjë në Bashkimin Evropian, duhet të këtë mundësinë ta bëjë këtë sapo të plotësojë kushtet për anëtarësim. Mbretëria e Bashkuar nuk bie dakord me ata që thonë se duhet bërë një pauzë me zgjerimin pas anëtarësimit të Kroacisë”. Megjithatë, ai shprehu shqetësim të madh për efektin e krizës politike shqiptare mbi procesin e integrimit dhe shtoi se Shqipëria rrezikon të mbetet prapa.
Deklarata
“Miqtë e Shqipërisë e kanë të vështirë të mbrojnë kauzën e Shqipërisë në Bruksel për aq kohë sa qeveria dhe opozita të marrin përgjegjësitë dhe të punojnë së bashku për ta çuar Shqipërinë përpara. Nuk i takon Mbretërisë së Bashkuar të diktojë si, por duhet njohje reciproke e roleve të qeverisë dhe opozitës. Çdo qeveri duhet të njohë dhe respektoje të drejtën e një opozite rigoroze për t’i kërkuar llogari qeverisë për performancën e saj. Është gjithashtu e rëndësishme që opozita përdor Parlamentin si mjeti parësor për të sfiduar qeverinë”.