Përmet, kisha “kryqëzon” Pallatin e Kulturës
10/06/2011 REPORTAZH / Konflikti prej vitesh me Bashkinë e Përmetit
PËRMET - Rreth 14 vjet më parë, Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” në qendër të qytetit të Përmetit, ishte një pikë referimi për artdashësit e saj. Laver Bariu, Mentor Xhemali, Gaqo Cako etj., yjet të muzikës shqiptare janë ngjitur në skenë, duke i larguar me duartrokitje pafund.
Arben Tabaku, banorë prej 30 vitesh, kujton me nostalgji aktivitetet e shumta që zhvilloheshin në Pallatin e Kulturës. “Qytet i vogël, por ku vinte fjala për të parë një aktivitet kulturor nuk gjeje një biletë. Ishin “përpirë” nga banorët”, shprehet Tabaku. Sot, situata ka ndryshuar. Godina dykatëshe, dikur krenaria e përmetarëve ka heshtur së funksionuari. Tabaku tregon se prej 14 vjetësh objekti në fjalë është bërë “mollë sherri” midis Bashkisë së Përmetit dhe Kishës Ortodokse. “Të dyja palët pretendojnë pronësinë, por askush nuk i ka dalë zot. Janë zhvilluar gjyqe pafund dhe palët ende nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët”, thotë Tabaku, ndërsa nënvizon se ky dy palët zihen, i treti përfiton, por në fakt ka ndodhur e kundërta.
“Shiko si është katandisur Pallati i Kulturës, një skelet”, thotë ai. Për të, kjo situatë është e papranueshme. Banorët, vijon Tabaku, nuk kanë parë një aktivitet kulturor me sy prej vitit 1997.
Tabaku tregon se Pallati i Kulturës u ndërtua 50 vjet më parë, në vitin 1962. “Pas Luftës së Dytë Botërore, në truallin ky është ngritur Pallati i Kulturës dhe lulishtja e qytetit, jetonin në baraka 30 familje. Në vitin 1958 u shpërngulën, pasi sistemi komunistë hartoi një plan rregullues”, specifikon Tabaku. Kastriot Bezhati, historian, i cili ndjek bisedën, shton se gjatë zbatimit të projektit, u prishën dhe disa objekte të rëndësishme për atë kohë, si banesa e ushtarakeve, klubi i pleqve, si dhe filiali i Bankës së Shqipërisë. “Të gjitha këto objekte u hoqën në planin rregullues dhe në nëntor të vitit 1962 u inauguruar lulishtja e qytetit së bashku me Pallatin e Kulturës”, thotë Bezhati. Bezhati pranon se në ish-lagjen e vjetër të qytetit, sot Pallati i Kulturës, ka ekzistuar një kishë e vogël, rreth 25 metra katrorë, por kurrë varreza, siç pretendon Kisha Ortodokse. Konflikti midis Bashkisë së Përmetit dhe Kishës Ortodokse, vijon Bezhati, ka lindur në vitin 1997. “Në fillim të vitit 1997, të dyja palët ranë dakord që konflikti i pronësisë të zgjidhej nëpërmjet institucioneve të drejtësisë. Të dyja palët zhvilluan seanca maratonë dhe fitimtarë doli Bashkia e Përmetit, në të gjitha shkallët e gjyqësorit”, pohon Bezhati, ndërsa nënvizon se po atë vit, Kisha Ortodokse në mënyrë të njëanshme, shpërtheu dyert e Pallatit të Kulturës dhe e zaptoi atë. “Pushteti vendorë reagoi, por me kalimin e viteve këmbëngulja u zbeh”, shton ai. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese në vitin 2002 ka vendosur në favor të pushtetit vendor, por prej 14 vitesh ky objekt mbahet forcërisht nga Kisha Ortodokse. “Është një rast unikal që vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të formës së prerë, nuk zbatohet nga zyra e përmbarimit”, pohon Bezhati, ndërsa thekson se nuk është shteti që duhet të qëndrojë brenda hapësirës së Kishës, por Kisha që duhet të qëndron brenda hapësirë së shtetit ligjor.
Bezhati thotë se brenda Pallatit të Kulturës është futur “Kali i Trojës”, i cili ushqehet pushteti vendorë, si dhe nga At Vasil Thomollari, personazhi i skandalit të zhvarrimit të eshtrave të Kosinës, fshat që ndodhet 5 km larg Përmetit. “Kisha Ortodokse kërkon të vrasë identitetin dhe kulturën kombëtar, duke tentuar të instalojë në Përmet helenizimin”, mendon Bezhati.
At Ikonon Qerimi, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse “Shën Mëri” në Përmet, gjatë prononcimit të tij, shprehet se punimet për rikonstruksionin e çatisë kanë nisur në fillim të këtij viti, për shkak të amortizimit të tejskajshëm. “Ish Pallati i Kulturës funksionon si objekt fetar prej 4 shkurt të vitit 1998, fal një vendimi të gjykatës së Përmetit”, shprehet At Ikononi, ndërsa shton se edhe Gjykata e Apelit të Gjirokastrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.
At Ikononi thotë se Komisioni i Pronave rrethi Përmet, më 26 maj 1997, i ka rikthyer Kishës Ortodokse ekzaktësisht 6184 metra katrorë, duke llogaritur dhe Pallatin e Kulturës, me 584 metra katrorë. “Kisha e Përmetit është ndërtuar në vitin 1830 nga besimtarët. Këtu kanë ekzistuar varreza, punishte zejtare, si dhe disa artizanë”, sqaron At Ikononi, ndërsa kujton se në Përmet kanë ekzistuar dy xhami, një teqe, si dhe tre kisha. “Ky rikonstruksion ka marrë dhe mirëkuptimin e pushtetit vendor”, shton ai, duke nënkuptuar se rikonstruksioni nuk kërkon në vetvete autorizim nga Bashkia e Përmetit. Edmond Komino, kryebashkiaku i Përmetit, e vlerëson rikonstruksionin e çatisë së pallatit të kulturës të kundërligjshme. “Ky objekt me nr. pasurie 16/9 është në inventarizimin e pushtetit vendor. Bashkia e Përmetit nuk ka dhënë asnjë “mirëkuptim”, siç pretendon përfaqësuesi i kishës”, shprehet Komino, ndërsa shton se institucionet shqiptare veprojnë me dokumente zyrtare dhe jo gojarisht. Sipas tij, punimet që po kryen aktualisht në brendësi të Pallatit të Kulturës nga Kisha po dëmtojnë objektin dhe tashmë Policia Bashkiake në bashkëpunim me Inspektoratin e Ndërtimit kanë nisur punën për të ndaluar më tej ndërtimin pa leje. Telnis Skuqi