Rrëfehet Kuzhe: Mendova se Salihi do të zgjidhte ndeshjen
10/06/2011 Trajneri i kuqezinjve dje ka qenë në zyrat e FSHF-së ku ka diskutuar për ndeshjen me Argjentinën
Ndeshja e Shqipërisë me Bosnjën është sfumuar edhe pse kanë kaluar pak ditë. Gjithsesi trajneri i kuqezinjve, Josip Kuzhe vazhdon të jetë i rrënuar për atë që ndodhi të martën e kaluar. Edhe pse nuk e shpreh haptazi keqardhjen e tij për atë që ndodhi në fushën e lojës, ai me zemër në dorë ka sqaruar të gjitha detajet dhe prapaskenat e saj që ndodhi atë mbrëmje në Zenica edhe pse shumë kush ka shprehur versione nga më të ndryshmet.
Disfata e rëndë
“Jam i vjetër dhe e ndiej shumë atë që na ndodhi. Nuk e kishim dëshiruar asnjëherë që ajo të ndodhte. Por kështu shkoi. Mendova për një gjë tjetër, por në të vërtetë u gabova. Futbolli kështu e ka. Tani që jam i qetë mund të them dhe besoj se mund të kisha bërë lloj-lloj gjërash”.
Zëvendësimi i Bogdanit
Trajneri Kuzhe pranon se ka gabuar me Bogdanin. Por nga ana tjetër ai shprehet se gabimi ndoshta nuk është vetë zëvendësimi, por koha që ai bëri ndërrimin. Sipas tij: “Ndoshta Bogdanin duhet ta largoja më vonë. Duhet të kisha pritur edhe fillimin e pjesës së dytë dhe më pas të lëvizja. Me ndërrimin në pjesën e parë dhe nisjen e lojës ata na shtynë përpara. Ne nuk e morëm veten dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi. Realisht jam shumë i trishtuar. Isha i bindur se do të merrnim rezultat pozitiv. Për mënyrën sesi shkoi nëse ne arrinim të mbanim lojën deri në minutën e 75-të apo më vonë do të kishim marrë rezultat pozitiv dhe sot do të flisnim ndryshe”.
“U mora me detaje dhe nuk pashë të përgjithshmen”
Kroati qartësisht ka pranuar dje se në pozicionin që ishte mund të jetë gabuar jo vetëm me Bogdanin por edhe ndërrimet. Më sinqerisht ai nuk mund ta pranonte faktin se gaboi sepse në atë moment po merrej me situata të veçanta dhe jo me gjithë ekipin. “Po merresha me pika të caktuara për të mbyllur të metat dhe nuk shtyva ekipin përpara. Duket t’u kisha thënë të hidheshin në sulm dhe të mos “muroseshin” pas. Kjo na dëmtoi shumë”,-ka vazhduar Kuzhe.
“Besoja se Salihi do të na zgjidhte ndeshjen”
Ndërrimi i Erjon Bogdanit, është lëvizja më e diskutuar e Kuzhesë. Por veç faktit që ai pranon se është nxituar sqaron përse mbajti në lojë Hamdi Salihin dhe jo sulmuesin e Çezenës.
“Kur vendosa të ndërroja Bogdanin dhe jo Salihin sigurisht që vlerësova diçka. E di që nuk do të ishte i shpejtë dhe sigurisht që ishte i dëmtuar. Por ai na kishte zgjidhur disa ndeshje. Mendova se do ta zgjidhje ndeshjen në një moment të caktuar”,-ka vazhduar kroati.
Në Argjentinë hapësirë të rinjtë
Trajneri i kuqezinjve nga FSHF dje ka pranuar se tashmë ka filluar puna për ndeshjen me Argjentinën. Duke mos anashkaluar bigët e skuadrës ai pranon se shans në këtë ndeshje do të kenë të rinjtë. “Jemi duke menduar për Argjentinën. Hapësirë do të kenë të rinjtë. Kjo është ideja jonë për këtë ndeshje por edhe të ardhmen”,-ka mbyllur trajneri kuqezi.
Pezo, Orelesi dhe se fundmi edhe Allmuça firmat e para të merkatos korçare
Tani nuk ka më fjalë dhe hamendësime, për ata që do të afrohen tek skuadra korçare nga merkato që sapo ka filluar dhe do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. Presidenca korçare dhe më konkretisht presidenti Agim Zeqo kanë qenë shumë i kujdesshëm, vetëm në momentin që ata kanë arritur të marrin firmën përfundimtare me ata futbollistë që dhe kanë qenë në planet e trajnerit Duro. Pas saktësimit të listës së futbollistëve që do të largoheshin dhe në fakt janë larguar ka ardhur dhe konfirmimi i parë zyrtar me tre emrat e futbollistëve që vijnë nga merkato. Surpriza fillon nga Toni Pezo i cili ka hedhur ditën e djeshme edhe firmën. Pas disa vitesh shkëputje nga kampionati i ynë kur luante me Tiranën është rikthyer për të veshur fanellën e korçarëve. Ai është menduar të vendoset nga trajneri në qendër të mbrojtjes korçare në këtë sezon. Nuk zbardhen shumë detaje se sa është kontrata dhe shuma e dhënë për këtë futbollist por është mësuar se është firmosur një kontratë një-vjeçare me ekipin e Skënderbeut, pra nuk është thjesht vetëm për ndeshjen e radhës. I dyti i zyrtarizuari është Orelesi. Ky është njoftimi që vjen nga presidenca korçare, në fakt ai ishte quajtur prej disa javësh si pjesë e korçarëve por pas hedhjes së firmës edhe ky mesfushor si një ish-dinamovit do të rreshtohet në mesfushën e korçarëve. Por vjen edhe firma e tretë surprizë tek korçarët. Vetëm pas disa bisedash gjatë së ditës së djeshme është arritur që për korçarët të firmosë edhe Igli Allmuça edhe ky një mesfushor. Duke qenë se janë larguar disa të tillë nga ish ekipi i sezonit të kaluar, kanë ardhur edhe zëvendësimet në këtë repart. Edhe Allmuça mësohet se do të jetë për një vit pjesë e ekipit kamion. Kështu merkato korçare duket se është e orientuar ndaj ekipit dinamovit, por korçarët janë duke kërkuar edhe futbollistë të tjerë nga ky ekip ku pritet edhe Malakarne. Por duket se pikëpyetja është shtuar edhe më shumë për Vilën atë që pretendohej që në fillim. Normalisht futbollisti ishte dakord ashtu si edhe drejtuesit e Skënderbeut, por nga sa mësohet është çështë që kërkon zgjidhe nga vetë Vila. Por merkato e korçarëve nuk ka përfunduar këtu nga dita në ditë do të vendosen edhe emrat e futbollistëve të tjerë edhe pse nuk janë deklaruar sesa futbollistë do të afrohen gjatë këtyre ditëve. Një gjë është e sigurt se do të jenë edhe më shumë të afruar se sa janë larguar nga skuadra korçare. Kështu sipas një llogarie të thjeshtë mendohet që të jenë mbi nëntë futbollistë që priten të afrohen dhe të jenë pjesë e skuadrës kampione për sezon e ri.