E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lizzy Jagger, një modele seksi e playboy

Kaliforni, 6 Tetor NOA - Modele dhe e bija e Mick Jagger, 27-vjeçarja Lizzy Jagger (emri i vërtetë Elizabeth) ka pozuar me sensualitetin e saj pa asnjë lloj "kompleksi" për revistën Playboy.
Këtë radhë mund të themi se geni duket pasi e ëma e saj Jerry Hall ka qenë modele dhe ikonë e viteve 80, ku ka pozuar në 1985 për Playboy America.
Lideri i Rolling Stones menjëherë ka deklaruar se është kundër vendimit që ka marrë e bija e tij për të pozuar.
Ky është një kuriozitet i vogël në lidhje me vullnetin e Lizzy për të pozuar për Playboy.
Modelja amerikane sapo mbushi moshën, për tu konsideruar e rritur në Amerikë, e thënë në shifra 21-vjeç, modalja ishte e gatshme për të pranuar ftesën e revistës mujore.
Në krahun tjetër Mick ndaloi të gjitha tratativat, pasi ishte kundër projektit. Më pas ishte e ëma Jerry që bindi liderin e Rolling Stones, se fotot e revistës Playboy do të ishin artistike.
r.b/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›